Helidon Bushati në familjen e çiftit të moshuar në Shkodër: PD plan konkret për rritjen e pensioneve

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati, zhvilloi sot një vizitë në familjen e një çifti pensionistësh. Angjelina dhe Bert Krroqit pohuan se janë te sëmurë dhe me ilaçe, ndërsa shtuan se pensioni që ata marrin nuk u mbulon nevojat bazike për një jetesë normale. Ata thanë se fëmijët në emigracion u sigurojnë jetesën. Bushati njohu çiftin pensionist me programin e PD-së, duke u premtuar se kjo gjendje do të ndryshojë pas 25 Prillit.

Demokrati tha se, prindërit shqiptarë meritojnë një jetesë dinjitoze, ndërsa sipas tij Partia Demokratike, ka një plan konkret për rritje reale te pensioneve.

 

Zjarr Tv Ad