Sot, nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se në vendin tonë, do të mbërrijnë 8190 doza nga marrëveshja që Shqipëria ka me Pfizer.
Sipas Manastirliut, deri më tani kanë mbërritur mbi 8000 doza, nga po e njëjta marrëveshje.
“Virusi sot një vit më parë ishte thjeshtë një lajm nga bota. Kjo ishte një krizë që e vuri në test sistemin tonë shëndetësor. Bota sot është e ndarë në dy kategori shtetesh, Ata që e kanë nisur fushatën e vaksinimit dhe ata që nuk kanë siguruar asnjë dozë vaksinë.
Janë 140 vende që nuk e kanë nisur ende vaksinimin. Ne jemi ndër vendet që e kemi nisur vaksinimin.Shqipërisë i është dashur të bëjë një kontratë me Pfizer. Kanë mbërritur mbi 8000 doza deri tani dhe pritet lëvrimi i 8190 dozave të tjera sot”, kështu është shprehur Ogerta Manastirliu.