Kryeministri i vendit Edi Rama, pas mbledhjes së shtabit elektoral të Partisë Socialiste, në një dalje për mediat ka deklaruar se koalicioni i Partisë Socialiste është me qytetarët, duke theksuar se; PS do të shkojë e vetme në zgjedhje.
Kreu i qeverisë, e ka cilësuar koalicionin e opozitës së bashkuar, “një hibrid të pangrënshëm dhe të patretshëm”.
“Sistemi që kemi zgjedhur është një sistem kur çdo parti garon me simbolin e saj, ose bën një koalicion me një simbol dhe një skuadër të përbashkët. Ne e kemi pasur të qartë që ne koalicionin e kemi me njerëzit dhe shumicën e kemi me njerëzit, kështu që nuk kemi asnjë diskutim në këtë pikë. Në kampin tjetër po punohet për një hibrid të pangrënshëm dhe të patretshëm”, është shprehur Kryeministri Rama.