Ndryshon struktura/Ja si do të jenë provimet e maturës

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më pak se dy javë I ndjanë maturantët nga provimet e fundit ku tri do të jenë me detyrim dhe nje lënde me zgjedhje .Edhe pse në kusht pandemie testet nuk do ë zhvillohen si vitin e kaluar.

Matura 2021 rikthen skemën e parapandemisë, ku provimi do të jetë i strukturuar në një pjesë të pyetjeve me alternativa dhe një pjesë me zhvillim. Pas një jave mësim në distancë, maturantët bashkë me ciklin fillor rikthehen sot në bankat e shkollës. Ndërsa klasat e ndërmjetme do të vazhdojnë mësimin online.

STRUKTURA E TESTIT

Duke nisur nga data 3 qershor deri në gjysmë të muajit janë parashikuar të mbyllet sezoni i testimeve ku do të zhvillohet nga një provim çdo katër ditë. Ai nis me gjuhën e huaj, për të vazhduar në 7 qershor më gjuhën amtare e letërsinë, në datën 11 me provimin e matematikës dhe në 15 lënda me zgjedhje.

Udhëzimi me datat doli pak ditë pas interpelancës së kërkuar të maturantëve me numrin 1 të Ministrisë së Arsimit, pas paqartësive të krijuara për shkak të pandemisë. Ai i rikthehet strukturës së dy viteve më parë. Nuk do të provohet më skema e të gjitha pyetjeve me alternativa, korrigjimi i të cilave mund të bëhet online për të kursyer kohë dhe burime njerëzore.

Testimet do të kenë tri nivele vështirësie dhe totali i pikëve për të siguruar notën maksimale është 60. Vetëm 20 pyetje do të jenë me alternativa, ndërsa pjesa tjetër me zhvillim. Nuk do të pilotohet më as shkurtim i kohëzgjatjes së provimit, i cili do të rikthehet në dy orë e 30 minuta. I vetmi ndryshim është që, për të marrë notë kaluese nuk do të mjaftojnë më 20% të pikëve, por 25%, bazuar në rregulloren e Maturës Shtetërorë, miratuar në muajin që shkoi. Maturantët kanë përmbyllur procesin e aplikimeve me formularin A1 në kohë rekord, më herët se asnjëherë më parë, që në dhjetor të vitit që shkoi.

Aty kanë shënuar një nga katër gjuhët e huaja ku do të testojnë njohuritë. Sezoni nis herët këtë vit me synim mbylljen e vlerësimeve brenda muajit qershor, për të mos penalizuar sigurimin e diplomës për ata që duan t’u besojnë të ardhmen e tyre universiteteve të huaja. Si asnjë vit më parë, pandemia la në Shqipëri qindra të rinj që kishin menduar që në krye të herës të kryenin arsimin e lartë jashtë vendit. Kjo solli ezaurimin e kuotave në degë të shumëkërkuara që në fazat e para të raundit të parë. Ministria është zotuar që për maturantët që kanë këtë mendje, të realizojë brenda datës 15 korrik diplomat e tyre, ndërsa rezultatet e provimeve brenda muajit qershor. Sa u takon provimeve për klasat e pesta dhe të nënta, nuk ka ende një vendim nëse do të zhvillohen apo jo.

 

Zjarr Tv Ad