Vaksinohet Skënder Brataj dhe ekipi i Urgjences Kombëtare…

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, është vaksinuar stafi i Urgjencës Kombëtare, mes tyre edhe dr. Skënder Brataj. E pranishme në ambientet e stadiumit, ka qenë edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Vaksina të siguron mbrojtje, do presim edhe 21 ditët që të bëjmë dozën e dytë. Por midis këtyre dy vaksinave duhet të vijojmë të ruhemi”, shprehet Brataj.

Manastirliu deklaroi se; po vijohet intesivisht me vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve në të gjithë vendin, e ditën e sotme janë planifikuar 500 vaksinime vetëm në Stadiumin “Air Albania”.

Po vijojmë intensivisht me të gjithë ekipet tona. Po përfundon QSUT, Urgjenca Kombëtare, spitali Dibrës, Krujës, sot vetëm tek Arena Kombëtare vaksinohen më shumë se 500 punonjës të shëndetësisë, ndërkohë që vijon vaksinimi edhe për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve. Jemi në një moment pune intesive”, ka thënë Ogerta Manastirliu.

Zjarr Tv Ad