Flet Artan Hoxha: Pavarësisht dëshirës për pushtet, drejtuesit politikë duhet të mbajnë larg…

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e ABC, ku ka folur edhe për fushatën zgjedhore.

Pyetjes së drejtuar nga gazetarja Juli Xhokaxhi se nëse do të përdoren apo jo paratë e kanabisit për fushatë, Hoxha tha se; kjo ka ndodhur vazhdimisht në Shqipëri, ndërsa theksoi se; pavarësisht dëshirës për pushtet, drejtuesit politikë duhet të mbajnë larg personat me precedent penal. “Industria e kanabisit nuk ndikon vetëm me para, por edhe me votë të drejtpërdrejtë”, shprehet gazetari Hoxha.

Gjithashtu, ai tha se; këtë policia do ta ketë të vështirë kontrollin edhe për shkak të angazhimit të saj në situatën e pandemisë.

“Pavarësisht etheve për pushtet drejtuesit politikë duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mbajnë larg persona me precedent penal. Sa më shumë do t’i afrohemi 25 prillit aq më shumë do ta ndjemë prezencën e tyre. Sot jemi fiks në momentin kur Policia e Shtetit fillon kontrollin.

Duke qenë se është e angazhuar me gjobat për pandeminë apo fushatën, këtë vit do ta ketë më të vështirë. A do të përdoren paratë e pista në fushatë? Sigurisht, kjo ka ndodhur edhe më parë, por edhe fuqia punëtore do të diktohet në fushatë. Industria parave të pista nuk ndikon vetëm me para por edhe me votë të drejtpërdrejtë”, kështu është shprehur Artan Hoxha.

Zjarr Tv Ad