Mbretëresha Elizabeth hedh në treg një pije me kanabis

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një pije që përmban ekstrakte mariiuane është shndërruar në një nga artikujt më të shitur të Queen’s Windsor Farm Shop në Berkshire, një dyqan në pronësi të Mbretëreshës Elizabeth që shet produkte të pronave të saj dhe furnizuesve të tjerë.

Pija me kanabis, e aprovuar nga mbretëresha, është krijuar nga një kompani e quajtur Trip, e cila nisi në vitin 2019 dhe u bë shpejt një markë reference në Mbretërinë e Bashkuar.

Me bazë kanabidioli kompozuar nga  marijuana (CBD), pija vjen në katër aroma të ndryshme dhe është shumë e njohur në Windsor Farm Shop.

Këto pije kanë dalë në treg disa muaj më parë dhe janë bërë shumë popullore. Ato me aromë pjeshke dhe xhenxhefili janë më të preferuarat. Njerëzit blejnë edhe shtatë ose tetë njëherësh, shprehet një burim.

 

 

Zjarr Tv Ad