Mark Marku debaton me Blerina Gjylametin: Marku: Në vendin tënd do isha hedh nga parlamenti të kisha vdek…

0
834
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Blerina Gjylameti dhe drejtuesi elektoral i  qarkut të Lezhës për PD-në, Mark Marku, kanë debatuar në emisionin “Opinion”, lidhur me mënyrën se si secila prej forcave që ata përfaqësojnë, do të paraqitet në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ndërkohë duke ju drejtuar deputetes, Marku u shpreh se; nëse do të ishte në vend të saj, do të ishte hedhur nga godina e Parlamentit dhe të vdiste nga turpi.

Pjesë nga debati

“Ti e di çfarë qëndrimi kam mbajt kur PD degradoi pushtetin në mandatin e dytë dhe kam thënë: po vazhdoi  kështu do të humbë pushtetin, por dhe nëse e mban do e mbajë për të keqen e shqiptarëve. Po të isha unë deputet si zonja dhe të kish bërë partia ime gjithë ato po themi gjëra që ka bërë në Shqipëri, në dëm të shqiptarëve do isha hedh nga godina e parlamentit në shesh të kisha vdek nga turpi”, u shprehu Marku.

Blendi Fevziu: Të hidhej Blerina thua ti ?

Gjylameti: “E doni një përgjigje? Po të isha në vendin tuaj, në momentin që zoti Basha nuk ju bëri pjesë të listave, sepse vendosi kolegë që sot ju i fyeni, nuk do isha më në Partinë Demokratike. Nga ana tjetër do isha më në siklet në momentin që do isha në krye të komisionit që të përzgjidhja kolegët dhe më pas të më zgjidhnin mua”.

Zjarr Tv Ad