Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare në provincën jugore të Malagës.
Bëhet me dije se banda trafikonte lëndë narkotike drejt Italisë, ndërsa bazën e kishte në Spanjë.
8 persona u arrestuan në banesa të ndryshme të cilat përdoreshin për të ruajtur lëndët narkotike, ndërsa në njërën prej magazinave u gjet dhe një kamion që përdorej për transportin e kafshëve.
Brenda kamionit u gjetën 239 kilogramë marijuanë dhe 60 kilogramë hashash, të cilat ishin future në qese vakumi.
Policia spanjolle sekuestroi kamionin i cili përdorej për transportimin e lëndëve narkotike, 6 makina luksoze, 16 celularë dhe 8,500 euro.