Merret vendimi i pazakontë nga Gjykata: Burri duhet t’i paguajë ish-gruas dëmshpërblim për punët e shtëpisë…

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Kinë, është ndezur një debat social, ku për herë të parë një gjykatë, ka vendosur që burri t’i paguajë ish-bashkëshortes, punët shtëpiake që ajo ka kryer gjatë martesës.

Sipas mediave lokale, gjykata ka vendosur që për 3 vjet martesë, burri t’i paguajë ish-gruas së tij 7700 Dollarë, për impenjimin e saj gjatë asaj periudhe për punët e shtëpisë.

Në martesë, pothuajse në të gjitha kulturat botërore, është gruaja ajo që përkujdeset për pastrimin, rregullimin dhe në më të shumtën e rasteve edhe gatimin.

Mirëpo, sipas gjykatës kineze gruaja është e detyruar që përveç lodhjes, i hiqet mundësia të përmirësohet intelektualisht, personalisht por edhe nga ana e karrierës.

Më këtë arsyetim, vendimi ka qënë pikërisht që ish-bashkëshortja të dëmshpërblehet.

Zjarr Tv Ad