Silva bino, ka qenë e pranishme në qytetin e Korçës, për të ndjekur nisjen e procesit të vaksinimit, ku ka dhënë sinjale shprese dhe për gazetarët. Bino u shpreh se; pas kategorive të që janë mjekët dhe infermierët, do të jetë edhe kategoria e gazetarëve të terrenit, të cilët do të marrin dozën e vaksinës.
Sa i takon qytetit të Korçës, është parashikuar të vaksinohen mjekët dhe infermierët të cilët janë në vijën e pare, ndaj e më pas do të procedohet me grupet e tjera të popullsisë. Në ditën e parë të procesit, do të vaksinohen 150 mjekë dhe infermierë të spitalit të Korçës dhe mjekë të qendrave shëndetësore.
Silva Bino: “Sot nisi vaksinimi për te gjithë Prefekturën e Korçës. Do të vaksinohen mjekët,infermierët sanitarët,mjekët e familjes në të gjitha bashkitë e juglindjes.
Pastaj do fillojmë me moshat e treta dhe personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, për të kaluar tek vaksinimi i të gjithë popullatës mbi 18 vjeç. Vaksina qe po aplikohet është Pfizer,ka doza të mjaftueshme për të vaksinuar kategoritë që thamë më sipër.
Nuk kemi pasur raste te efekteve anësore të personave që kanë vaksinuar. Në dy ditët e para në Korçë do vaksinohen rreth 500 bluza të bardha dhe në vazhdim do të ecet sipas planeve 5 ditore. Vaksinimi masiv do të fillojë pas vaksinimit të kategorive në risk.
Shtrëngimi i masave do të jetë në varësi të situatës dhe vendoset nga komiteti. E rëndësishme është që filloi procesi i vaksinimit. Por qytetaret duhet te respektojnë masat.”
Mësohet se; gjithsej do të vaksinohen rreth 1000 bluza të bardha në të gjithë qarkun e Korçës. Procesi i vaksinimit, do të kryhet në ndërtesën e Ish-Shtëpisë së Oficerëve, pra vetëm një qendër vaksinimi.