Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot me kërkesë të tyre, një takim pune me përfaqësues të Shoqatës “Durrësi Autokton”. Në këtë bashkëbisedim, Kreu i Shtetit u njoh me përpjekjet e kësaj shoqate për të ndalur masakrën urbane dhe shkatërrimin e vlerave të trashëgimisë historike, arkeologjike dhe kulturore të qytetit bregdetar.
Përfaqësuesit e Shoqatës “Durrësi Autokton” kërkuan nga presidenti Meta t’i mbështesë në aktivitetin e tyre dhe morën prej Tij mbështetje të plotë për të gjitha nismat për mbrojtjen e Durrësit nga vendimmarrjet arbitrare e të pakonsultuara me komunitetin lokal.