Arti në zi/ Shuhet kompozitori Agim Krajka…

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare kompozitori Agim Krajka. Këtë lajm, e ka bërë të ditur djali i tij, Ulis Krajka në një postim në rrjetet sociale.

Kontributi i Krajkës në muzikë, ka qenë i madh për gati 30 vite. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale.

Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë, si dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Krajka, ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. Agim Krajka është nderuar me titullin “Artist i Popullit.

Zjarr Tv Ad