Mentor Kikia flet për vizitën e Ramës në Bruksel dhe bën paralajmërimin e fortë: Nëse shkelen zgjedhjet, ndëshkimi nga BE do të jetë…

0
409
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Mentor Kikia, ka komentuar vizitën e Kryeministrit Rama në Bruksel.

Sipas analistit, do të jetë e vështirë që në listat e kandidatëve të ketë persona që kanë një të shkruar të errët, pasi kjo nuk e përjashton mundësinë që ata, të mbështesin dhe financojnë kandidatë të caktuar.

Për Kikian, nëse mbahet një proces zgjedhor me standard, atëherë vendi ynë ka shumë mundësi që të zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare.

‘Edhe sot në Bruksel u fol për arritje sikurse ndodh gjithmonë, por askush nuk përmendi një datë konkrete se kur do të mbahet mbledhja e parë ndërqeveritare. Vetëm u tha si përherë, së shpejti. Unë mendoj se zgjedhjet do të jenë një çelës shumë i rëndësishëm për hapjen e kësaj derë Evropiane. Nëse mbajmë një proces me standarde, do ta kenë shumë të vështirë që të na refuzojnë. Por nëse ndodh e kundërta, do të shtohet edhe një tjetër kryekriter, sikurse do të jenë zgjedhjet pa standarde. Nëse shkelen sërish zgjedhjet, ndëshkimi do të jetë vërtetë i rëndë’, kështu është shprehur Kikia.

Zjarr Tv Ad