I gjithë rrjeti u bashkua me të, vaksinohet Mira Meksi, ka një mesazh për të gjithë ata që e mbështetën

0
169
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkrimtarja e njohur Mira Meksi, e cila kishte nevojë për një trajtim mjekësor jashtë vendit, ka marrë dozën e parë të vaksinës, pas apelit të qindra qytetarëve në drejtim të qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajmin e bën të ditur vetë shkrimtarja, e cila më së pari falenderon të gjithë qytetarët që kërkuan vaksinimin e saj, dhe pastaj ata që e mundësuan të futej pa radhë, kryeministrin Edi Rama dhe ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Meksi shprehet se vaksinimi i saj është një dritë në fund të tunelit, dhe tashmë asaj do ti mundësohet trajtimi mjekësor për sëmundjen nga e cila vuan.

‘‘Miqte e mi, dashamires, jeni aq shume sa nuk jua permend dot emrin. Por zemra ime ju njeh te gjitheve. Me keni prekur shpirtin me solidaritetin tuaj, me keni dhene force dhe energji per ta perballuar semundjen. Ju jam perjetesisht mirenjohes. Ju uroj se pari shendet dhe force njerezore ne keto kohera te zeza! 

Ka drite ne fund te tunelit! Falenderoj nga zemra Kryeministrin Rama dhe Ministren Manasterliu qe me mundesuan vijimin e trajtimit te metejshem te semundjes! Zoti me ne te gjithe!’’ – shprehet Meksi.

 

Zjarr Tv Ad