Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje se kur do të vaksinohen kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta.
Rama tha se ende në botë nuk ka një skemë për vaksinimin e politikanëve, por që sipas tij ata duhet të vaksionohen të fundit.
“Unë jam vaksinuar sepse kam bërë të njëjtën gjë që kanë bërë kolegët e mi nëpër botë, nuk është për të siguruar veten, por për të promovuar vaksinimin. Kur vendet e tjera të kenë një skemë për vaksinimin e politikanëve, do ta konsiderojmë edhe ne. Unë them se politikanët duhet të vaksinohen të fundit”, tha Rama.