Bardh Spahia publikon FOTOT nga Shkodra: Radhë e gjatë në spitalin rajonal, qeveria i ka braktisur

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Spahia shkruan se këto pamje hedhin poshtë propagandën e qeverisë për menaxhimin e pandemisë. Sipas tij, Qytetarët dhe mjekët janë lënë të vetëm në përballjen me virusin.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar radhët e gjata të krijuara në spitalin e Shkodrës.

Teksa ka publikuar fotot në “Facebook”, Spahia shkruan se këto pamje hedhin poshtë propagandën e qeverisë për menaxhimin e pandemisë. Sipas tij, Qytetarët dhe mjekët janë lënë të vetëm në përballjen me virusin.

‘‘Po ndodh në Shkodër: fluks qytetarësh para spitalit rajonal që presin për vizitë. Mbingarkesa që u është lënë në kurriz mjekëve nga mungesa e strategjisë dhe keqmenaxhimi prej autoriteteve bën që ky proces pritjeje të sjellë përhapje të virusit Covid-19. Qytetarët dhe mjekët janë lënë të vetëm në përballjen me virusin. Si në asnjë vend në botë, qeveria i ka braktisur qytetarët dhe mjekët në periudhë kritike fluksi infektimesh! #Turp’’ – shkruan Spahia.

Zjarr Tv Ad