Enkelejd Alibeaj takim me banorët në Patos: Qeveria Rama shkatërroi ekonominë tuaj, më 25 prill votoni për ndryshimin e shumëpritur

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Koordinatori politik i Qarkut të Fierit, Enkelejd Alibeaj është takuar këtë të premte me banorët e Zharrëzës, bashkia Patos. Alibeaj ka bashkëbiseduar me banorët e fshatit të cilët i kanë shprehur atij hallet e tyre. Banesat e dëmtuara dhe situata ekonomike kanë qenë problemet që shqetësonin më së shumti banorët.

Zgjidhjen e halleve tuaja e keni vetë në dorë! Në 25 prill votoni që shtëpitë e dëmtuara të mos bien mbi kokë por tu bien qeveritarëve dhe Ramës si përgjegjësi kryesor i kësaj situate – u shpreh z. Alibeaj.

Ndotjes se ajrit, ujit dhe tokës ju është shtuar edhe ai i tërmetit nga kompania Bankers. Bashkia Patos dhe komisionet vlerësuese të ngritura prej saj janë tallur me një pjesë të banorëve duke i selektuar politikisht. Shqetësimi për energjinë e dobët dhe rrjetin tejet të amortizuar, ndihma ekonomike që është e pamjaftueshme pasi nuk përballon dot koston e ilaçeve jo më dritat, ujin, ushqimet! Qeveria dhe bashkia Patos nuk e çajnë kokën fare e jo të interesohen për hallet e banorëve.

Alibeaj shprehu keqardhjen për situatën dhe papërgjegjshmërinë e pushtetit qëndror dhe vendor si dhe ju kujtoi familjeve që vizitoi se fatin e tyre e kishin në dorë vetë pasi të kujtonin se cfarë kaluan këto 8 vite, cfarë shërbimesh morën dhe si i kanë xhepat, ku i kanë fëmijët e tyre, kush ishte shkaktari që u larguan nga vendi ne dhe të huaj?

25 prilli është dita e ndryshimit dhe gjykimit që të mos na bjerë mbi kokë sërish Rama dhe qeverija e tij, siç po bien shtepitë tuaja! – u shpreh Enkelejd Alibeaj, kordinatori politik i qarkut Fier.”

 

Zjarr Tv Ad