Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Vjosa Osmani, është pritur me duartrokitje në Këshillin Kombëtar (Parlament) të Zvicrës, gjatë vizitës së saj zyrtare që u zhvillua ditën e premte.
Presidenti i Këshillit, Andreas Aebi, teksa i shprehu mirëseardhjen Osmanit, tha se nuk ndodh shpesh që të kenë për mysafire edhe një kryetare Parlamenti edhe një Presidente vendi.
Ai ka thënë se Kosova dhe Zvicra, janë vende të lidhura ngushtë mes vete.
“Zvicra është shtëpia e një pjese të rëndësishme e mërgatës kosovare, më e madhja jashtë Kosovës. Zviceranët kosovarë japin një kontribut të rëndësishëm në jetën ekonomike, kulturore, sportive, politike dhe sociale si këtu ashtu edhe në Kosovë”.
Gjithashtu, Aebi tha se emigrantët e Kosovës në Zvicër, janë urë lidhëse mes dy vendeve.