Preç Zogaj: Respekt për inxhinieren Luljeta Bozo, por Kuvendi nuk është tabelë nderi…

0
1450
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Preç Zogaj, ishte I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, ku ka komentuar  lëvizjet e fundit të Kryeministrit, duke futur në listën e kandidatëve për deputet të PS-së, emra si inxhinieria Luljeta Bozo, e cila siç edhe theksoi Rama, është edhe gjyshe.

Sipas Zogajt, figura si Bozo meritojnë respektin maksimal, por Kuvendi nuk është Panteon apo tabelë nderi.

“Respekt maksimal, për inxhinierën e mirënjohur Luljeta Bozo. Ajo ka dhënë për gratë dhe burrat e çdo moshe një shembull të angazhimit intelektual e profesional, sidomos me rastin e tërmetit. Ajo jep sërish një shembull të vitalitetit në angazhim. Doktoreshë Çomo po ashtu. Të kemi në Kuvend njerëz publikë me kontribute në vend të personave pa formim apo me rekorde kriminale është një gjë për t’u përshëndetur.

Thënë këtë, nuk mund të mos vëmë në dukje (dhe kjo s’ka lidhje me personalitetin e dy zonjave të nderuara), faktin se Kuvendi nuk është panteon apo tabelë nderi, siç e konceptojnë liderit që kanë në dorë listat nga A-ja te Zh-ja edhe kur i marrin nga bota e narkotrafikut, edhe kur i marrin nga katedrat. Kuvendi është arenë dhe dukej të ishte vendi i përfaqësuesve të popullit.

Në fakt populli nuk zgjedh më asgjë. Shumica e kandidateve dhe deputetëve nuk janë votuar kurrë dhe nuk dihet çfarë impakti kanë në publik në lidhje me votën; listat de fakto të mbyllura dhe mënyra e hartimit të tyre nuk u jep mundësi qytetarëve të shprehen me votë dhe të peshojnë me votë njërin dhe tjetrin”, shprehet Zogaj.

Zjarr Tv Ad