Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deri më tani është vendosur ora 20:00 ku do të mbahet mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, për t’i bërë vlerësimet e fundit listës së kanidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Pas mbledhjes së kryesisë do të mbahet dhe mbledhja e Këshillit Kombëtar, ku për shkak të masave të marra, do të zhvillohet online.
Mësohet se në krye të qarkut të Tiranës, do të jetë vetë kryetari Lulzim Basha, i cili nuk do të shfrytëzoje mundësinë për të kandiduar në disa qarqe.
Lista e PD-së, nuk pritet të ketë emra surprizë, me përjashtim të kandidimit të aktorit Julian Deda në qarkun e Shkodrës, pozicioni i të cilit në listë, nuk është bërë ende i ditur.