Sokol Skura, i prezantuar sot nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi si kandidat i kësaj force politike për Elbasnin, është i arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.
Mësohet se Skura është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Elbasanit pasi është konstatuar duke i dhënë makinës i dehur.
Në listat e publikuara sot nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi për 12 qarqet e vendit, emri i Skurës ndodhej në atë të Elbasanit, i renditur i pesti. Pavarësisht se emri i tij preket nga dekriminalizimi, LSI ka vendosur ta kandidojë dhe i ka dërguar sot listat KQZ-së.
Sokol Skura është një emër i cili preket nga ligji i dekriminalizimit. Në vitin 2015, Skura është arrestuar nga Policia, pasi ka qenë duke i dhënë makinës në gjendje të dehur. Fatkeqësisht, i riu që ishte duke kaluar rrugën ndërroi jetë nga përplasja e fortë.
Më herët, Sokol Skura ka qenë pjesë e Partisë Socialiste, por kjo e fundit e ka larguar sepse ai u akuzua për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.