Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në një lidhje telefonike me “Çim Peka Live”, ka sqaruar edhe vajtjen e tij në Selinë e PD-së, në momentin që po dilnin listat.
“Unë nuk vajta për të takuar Z. Basha. Ishin disa dokumentacione për kandidatët e Partisë Republikane që unë i lashë në zyrën që kishte nevojë për t’i plotësuar. Pra nuk ka asnjë gjë për pikëpyetje.
Unë dua që kandidatët të jenë sa më të plotë, sa më përfaqësues. Unë jam i kënaqur të fitojë opozita. Unë nuk jam marrë me listën. Sot jam njohur me listën, por pjesa më e madhe e tyre janë personalitete dhe shpresoj që të jenë njerëz që jo vetëm të përfaqësojnë opozitën por edhe njerëzit. Edi Rama mund të vjedhë edhe 141 mandate. Edi Rama ka një plan për të vjedhur zgjedhjet. Prandaj kandidatët duhet të kenë peshën e tyre, për të bërë të gjithë njerëzit bashkë në kutinë e votimit”,