Deklarata e fortë e Monika Kryemadhit: Ja pse Rama futi në listë Najada Çomon dhe Luljeta Bozon…

0
399
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, përdorimin e figurave publike, e ka cilësuar si një mbulim për dështimin e qeverisë, ftesën që Kryeministri Edi Rama, i bëri Luljeta Bozos dhe Najada Çomos, në listat e Partisë Socialiste.

Kryemadhi thekson se; Rama po i pastron listat nga personat, që nuk janë akuzuar për shit-blerje votash, për pastrim parash dhe as për korrupsion.

“Kryeministri po i pastron listat e veta, por po i pastron nga emra që nuk janë përfolur kurrë as për shit-blerje votash, as për pastrim parash, as për korrupsion. Ka hequr Gjermenin, Hysin, Baren, Ulqinin. Çfarë mendoni për këto fytjet e reja të zonjës Çomo dhe të zonjës Bozo?

Është një zgjedhje personale e z, Rama dhe më pas zgjedhje e strukturës së Partisë Socialiste. Mezi po pres të shikoj listat e Rilindjes që do të dalin deri në orën 12 dhe më pas mendoj që nuk ka më nevojë që të merremi më me listat e tyre sepse do të merren vete qytetarët, vetë socialistët e ndershëm. Por për znj. Bozo dhe Najada Çomo mund të them që mendoj se ne duhet ti japim fund përdorimit të figurave publike për të mbuluar dështimet e klasës politike dhe aq më shumë të Kryeministrit.

Megjithatë kjo është një zgjedhje personale e secilit nga ne që për arsye nga më të ndryshmet pranojmë të bëhemi pjesë apo jo e disa gjërave, të cilat dashje pa dashje, ndoshta dhe për momentin nuk i kuptojmë se nuk jetojmë me realitetin, por nuk është problemi tek figurat publike, por tek ai që kërkon ti përdorë. Pasi përdori gjithë socialistët për ta kapur, shfrytëzuar dhe shpërdoruar pushtetin, tashmë nuk i duhen më socialistët dhe i flaku, dhe fillon përdor figurat publike për të cilat njerëzit prisnin diçka ndryshe,” – kështu është shprehur Monika Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad