Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin për të pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Republikane, e cila kishte ankimuar vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për të ndaluar tubimet elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Vendimi i Kushtetueses detyron Komitetin Teknik të Ekspertëve të mblidhet brenda javës që të rishohë kohëzgjatjen e e kufizimeve.
“Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi:
Pranimin pjesërisht të kërkesës
Shfuqizimin e shprehjes “deri në një urdhër të dytë”, në pikën 1 të urdhrit nr.633, datë 17.11.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Detyrimin e organit kompetent të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Kushtetueses