Edhe në pandemi shqiptarët të dytët në botë, pas Sirisë, për azil në BE/Reagon kreu i PAA

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndonëse në rënie, për shkak të pandemisë, shqiptarët kanë kërkuar me të gjitha mënyrat për t’u larguar jashtë vendit edhe në periudhën e pandemisë. Të dhënat e fundit të Zyrës Europiane për Azilin (EASO), bëjnë të ditur se në vitin 2020 kishte gjithsej rreth 6600 aplikime dhe riaplikime për azil nga shtetasit shqiptarë. Shqipëria ka vijuar që të renditet e dyta në botë, pas Sirisë, qytetarët e të cilës ikin nga lufta. Sipas të dhënave të EASO, të përpunuara nga Monitor në raport me popullsinë, Shqipëria kishte 2300 aplikime për 1 milion banorë. Siria që është e para, kishte gati 4 mijë aplikime për 1 milionë banorë. E treta është Algjeria (1858), më pas renditet Afganistani (1277).

Kreu i PAA ka reaguar në lidhje me këtë :

Agron DUKA

“Ca t’i thuash këtij?! Ka 8 vite në qeveri dhe merret me llafe, nuk mban përgjegjësi për asgjë. Besoj se do ishte e lehtë të merresha me të, e njohë mirë, pika të forta dhe të dobëta, por ai këtë do.
Ndërkohë shqiptarët kanë halle dhe probleme që ky vetëm i shtoi. Tani, të merresh me Ramën është humbje kohe. Mjafton t’i hidhni një sy këtij raporti. Kjo është arritja e Ramës në dy mandate, një herë është Asadi përpara tij, një herë është ai përpara Asadit, kur vjen fjala për azilkërkuesit. Të tjerat janë llafe, batuta të lodhura te atij që sot nuk është kryeministër, por C.E.O. i katër-pesë oligarkeve”

Zjarr Tv Ad