Najada Çomo: Ja pse pranova të bëhesha pjesë e listës së Partisë Socialiste…

0
370
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo, ka treguar se përse u bë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë, të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Në postimin e publikuar mëngjesin e së mërkurës, nga kryeministri Edi Rama, Çomo teksa flet për veten, studimet dhe fillimin e punës në Spitalin Infektiv, thotë se e pranoi ftesën e Ramës, sepse kush më mirë se ajo mund të reflektojë punën e madhe të bërë gjatë pandemisë në spitale.

Pasi mbarova fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në 1985, kam filluar punë në spitalin Infektiv dhe që nga ajo kohë unë nuk jam ndarë nga Infektivi. Ka qenë një punë me përkushtim me studim dhe natyrisht me dinjitet për tu shërbyer pacienteve. E pranova ftesën sepse kush më mirë se mua ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitale, besoj të vlefshme, për mbarëvajtjen e shëndetit të popullatës dhe për ta bërë më të mirë këtë pjesë të politikës që jemi sot”,- ka thënë Çomo.

Gjithashtu, Najada Çomo thotë se; gjatë kësaj kohe të pandemisë, ka marrë një mbështetje nga Kryeministri Rama, gjë e cila e ka motivuar edhe më shumë për të punuar.

Një nga motivet e forta për të vazhduar punën në mënyrë korrekte ka qenë dhe suporti i kryeministrit Edi Rama në mbarëvajtjen e kësaj pandemie”,- thotë Çomo.

Najda Çomo renditet e dyta në listën e PS-së, për qarkun e Tiranës pas Luljeta Bozos.

 

Zjarr Tv Ad