“Mona si je? Si janë fëmijët?”, ndahet nga jeta eksponenti i LSI, Kryemadhi shkruan mesazhin e ndjerë: Mira dhe fëmijët s’do jenë kurrë vetëm…

0
316
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, shkruan një mesazh të ndjerë për ndarjen nga jeta një prej eksponentëve të kësaj partie, që prej fillimit të saj.

Eno Laco, është ndarë nga jeta në moshë të re pasi nuk e ka fituar dot betejën me një sëmundje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh, mëson newsbomb.al. Kryemadhi shkruan se bashkëshortja dhe fëmijët e tij nuk do të jenë kurrë vetëm.

Shënimi i Monika Kryemadhit:

Mona si je? Fëmijet si janë? Unë kam ardhur dhe më ke deri në fund të fushatës.

Ky ishte mesazhi yt para 30 ditësh, kur më the se ishe kthyer nga Gjermania. Por dje, të gjithë u ndalëm, nuk folëm, shtangëm, sepse ti ike dhe na le përgjithmonë. Nuk duam të të përcjellim, të duam për vete, të duam këtu me ne. Por ti zgjodhe të ikësh sepse parajsa është më e mirë sesa kjo botë këtu e padrejtë.

Eno, ti ike dhe le vetëm Mirën me fëmijët, por të premtoj se ata nuk do të jenë kurrë vetëm, ne do jemi aty për ta gjithmonë.  Të duam Eno jonë, do na mungosh me shakatë e tua.

 

 

Zjarr Tv Ad