Edi Rama për Najada Çomon dhe Luljeta Bozon: Janë heroina të jashtëzakonshme…

0
207
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Rama, ka nisur prezantimin e kandidatëve të partisë së tij, për zgjedhjet elektorale të 25 prillit.

Kryeministri Rama, e ka nisur fjalën dhe prezantimin me Tiranën , teksa ka veçuar dy kryesueset e listës doktoreshë Najada Çomon dhe profesoreshën e inxhinierisë së ndërtimit, Luljeta Bozo.

Sipas Ramës, këto dy gra profesioniste dhe të denja janë identitete të  më të vështira të qeverisë dhe heroina të kohës së jashtëzakonshme, që jemi duke kaluar. Gjatë fjalës së tij, Rama thekson se; Çomo do të jetë deputetja e bluzave të bardha, ndërsa Bozo, e pensionistëve.

Për të çuar përpara dëri më 25 prill për Shqipërinë që është e ardhmja jonë. Faleminderit Luljetës, Najadës.
Dy heroinave të kësaj kohe të jashtëzakonshme. Dy grave të forta, pasionante. Dy grave profesioniste, dy vullnetareve të vijës së parë që janë edhe dy identitete të dy betejave tona më të vësthira.
Pas dy goditjeve të rënda të cilat i kemi përballuar dhe do vazhdojmë të përballojmë deri në fund me suksese.

Dy përfaqësuese të denja, që janë në këtë skuadër, në krye, mishërimi i dy kategorive më të prekura, pensionistët dhe bluzat e bardha. Me shumë mirënjohje për të dyja dua që të gjitha ta shohin dhe të gjitha të ndjejnë arsyen e fortë pse këto dy mikesha të shqiptarëve janë me ne sot dhe do jenë me në rrugëtimin që vazhdon. Deputetja e të gjithë gjyshërve e gjysheve , dhe nipave e mbesave që s’votojnë dot. Sjell një përmasë të re. për herë të parë pensionistët do përfaqësohen nga një prej tyre. Nga një ndër më të mirat prej tyre.

Dhe për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë do ulet një stërgjyshe e cila me padyshim nuk është aty, nuk është këtu, nuk do jetë në këtë rrugë vetëm për këto cilësi, por edhe për një cilësi tjetër që është cilësia që i bashkon të gjithë njerëzit në këtë skuadër, cilësia e një njeriu që ka jetuar me profesioni ne vet dhe ka shkëlqyer. Ka shumë të tjerë, dhe të tjera që e duan profesionin e tyre, për të gjithë ata dhe ne Bozo është frymëzim.
Kur sot në certifikatën e saj është një moshë që uroj ta arrinë të gjithë, dëshmon se mosha e vërtetë është mosha e shpirtit, mendjes që Bozo i ka të mbushura me rini. Pasioni dhe energjia, dashuria për atdheun nuk ka kufinj moshe. Nga ana tjetër Najada është deputetja e heronjve tanë, në vijën e zjarrit të kësaj lufte të pamëshirshme që ka përfshirë mbarë botën.
është përfaqësuesja e tyre por edhe përfaqësuesja e denjë e një përpjekje tërësore ku humbën jetën disa kolegë dhe kolege të saj në këtë betejë të egër. Faleminderit të dyja.”– ka thënë Rama.

 

Zjarr Tv Ad