Rama e ironizoi/ Flet Shehi: Nuk turpërohem se kam pirë me shokët e mi, s’do merremi me nudizmin e Ramës, brekushet, po më bën reklamë të madhe ky, do ia di për faleminderit…

0
2277
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas ironisë që Kryeministri Rama, i bëri kreut të LZHK-së, Dashamir Shehit, ky i fundit, është shprehur s’e nuk ndihet aspak i bullizuar nga sjellja e Kryeministrit, sepse sipas tij, kjo është një reklamë.

Teksa thotë se nuk merret fare me Ramën për këtë pjesë, madje shton se le të nxjerrë foto, pasi ndonjëherë del dhe i pashëm aty.

Nuk, as ndjehem i bullizuar, po më bën reklamë të madhe ky. Do ia di për faleminderit. Marioneta të Ramës.

Nga të gjithë, shumë mirë dhe ia them ekipit socialist që për foto z.Rama ka kryefoton, është pa brekë burrë e grua. Kjo është hera e fundit, sepse z.Rama mendon se po shfrytëzon këtë gallatën. Nuk po merremi.
Ia thashë, nuk do merremi me nudizmin e Ramës, brekushet, atletet. Kjo është e fundit. Nuk merremi me jetën personale të degjeneruar të Ramës. As instruktor, as gallataxhi, por është kryeministër.
Duhet të përgjigjet për paratë, 4 miliardë nëpër PPP që qeverisë i duhen. Çfarë i ka dhënë bujqësisë shqiptare, të na përgjigjet për këtë punë. Shqiptarët na votojnë, daç le të votojnë dasmën qesharake që thotë ai, daç atë serioziteti të tij. Kush ka sy të shikojë, kush ka veshë të dëgjojë, kush ka mend të shkojë të votojë.

Le të flasi për faqoret e Shehit. Ky ka tribunën me veglat qore, dhe budallaçkat që ka. Shqipëria ka nevojë për gjëra serioze. çfarë ka bërë për 8 vite, çfarë ofrojmë ne. Le të thotë faqore, unë kam 30 vite në politikë. Kam fytyrën time, imazhin tim, defektet e mia. Nuk turpërohem se kam pirë me shokët e mi. Nuk jam asnjë cen në politikë që të turpërohem. Jetoj aty ku më ka lënë shoku Enver 30 vite më parë.
Rama nga një aventurier aty, luan me miliardat. Po bënë këtë dallim shqiptarët, le të merret Rama me kë të dojë. Nga sot e tutje nuk i përgjigjem fare. Nuk shkoj ta atakoj. Do i kërkoj përgjigje ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. Pse pse na lënë tek dera e BE, pse kemi marrë rrugët e Arabisë dhe Turqisë, e jo Gjermanisë e Francës. Ka përfunduar në shtegun Lindor. Duhet t’i kërkojmë në emër të shqiptarëve. Kështu që unë, do i bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të na votojnë mënyrën masive, do i përgjigjem dhe po lufton opozitën dhe mua, unë prej inatit të atij do mbledh me mijëra vota dhe ta shohim në parlamentin e ri si do flasë për faqore. I ftoj qytetarët e Tiranës të bëhen të ndërgjegjshëm. 4 vite e shtyu me timon, 4 vite me tepsi. 4 vite tani me faqoren timë, pulat e Dukës. Të përgjigjet për 8 vite drogë.
Le të rrotullohet me fotot e mia, se dal ndonjëherë dhe i pashëm
”- kështu është shprehur Shehi për News24.

 

Zjarr Tv Ad