Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pas përfshirjes në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit Prefekti i Tiranës, Toni Gogu ka dhënë dorëheqjen, për ti lënë vendin prefektit të ri Mersin Murataj.
Këshilli i Ministrave ka emëruar sot Muratajn në krye të Prefekturës së Tiranës, i cili vjen nga një eksperiencë e gjatë në një tjetër institucion të qeverisjes vendore, atë të Qarkut të Tiranës. Mersin Murataj ka drejtuar së fundmi Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës të Qarkut Tiranë, funksion i deleguar i qeverisë përmes Ministrisë së Bujqesisë.
I diplomuar në fushën e Drejtësisë, Murataj ka drejtuar edhe më herët sektorë të ndryshëm të bujqesise në zona si Kamëz, Vorë etj.