Veliaj flet për Pandeli Majkon: Përgjegjës për rezultatin/ Në qarkun Tiranë PS synon të fitojë 20 mandate, nga 18 të fituara në 2017-ën…

0
2355
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë takimit me krerët e njësive administrative, ka treguar sfidën që ka në këtë qark për të ndryshuar rezultatin, në 25 prill në zonat ku PS është në disavantazh.

Këtë përgjegjësi për rikuperim, Veliaj e mori së bashku me Ministrin e Diasporës Pandeli Majkon, të cilin e renditi në zonën e riskut në listat zgjedhore.

“Ne jemi në disavantazh në zgjedhjet e kaluara në Kamëz, Vorë, Rrogozhinë dhe Kavajë, kështu që do të duhet që aty të rikuperojmë, ndërkohë terreni në Tiranë të jetë i mbuluar me këtë llojë fryme. Unë besoj që përgjegjësia që do ndaj me Pandin, ku do jemi ne që do shtyjmë listën aty ku kemi përcaktuar ne kufirin”.

 

Veliaj, krahasoi dhe kandidatët e socialistëve për zgjedhjet e 25 prillit, me ata të opozitës. Ajo çfarë i diferencon nga kundërshtarët, për kryebashkiakun Veliaj, është zgjedhja e lojtarëve të duhur.

“Parti pa anëtarë dhe me persona si OFL dhe SPAK. Praktikisht panë indeksin kush është në hetim dhe kush është në konfiskim dhe i futën në listë zgjedhore, kjo është në thelb“, shprehet Veliaj.

Në qarkun Tiranë, Partia Socialiste, synon të fitojë maksimalisht 20 mandate, nga 18 të fituara në 2017-ën.

 

Zjarr Tv Ad