Pasi u shfaq në aktivitet pa maskë, flet Spiropali: U ndodha aty rastësisht, unë hyra për të përshendetur dhe na tërhoqi muzika…

0
464
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidatja socialiste për deputete në Tiranë, Elisa Spiropali, ishte e ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, gjatë bisedës në studio, është pyetur edhe për foton e saj në një aktivitet në Kamëz, ku kishte mbi 10 persona pa maska. Spiropali tha se ishte aty rastësisht, pasi kishte ndjellë muzika edhe pse nga performanca që dha në kërcim, dukej që kishte kohë që stërvitej për të kryer atë ekzibicion sipas saj të rastësishëm.

Spiropali nuk la pa përmendur edhe ish-kreun e kësaj bashkie, Xhelal Mëziu, të cilit iu drejtua me “qoftëlargu”.

Peka: Në kohë pandemie keni gjobitur do aktivitet të kryetares së LSI-së në takimet me 7 vetë. Ju keni të drejtë të bëni çdo gjë, kundërshtari jo.

Spiropali: Nuk është e vëretë. Është një akademi dance në qendër të Kamzës. Po gjej rastin t’i bëj një reklamë. Unë po kaloja aty rastësisht. Dhe stafi im më tha që po bëhet një përformancë. Unë hyra për të përshendetur.

Peka: Pra në bashkinë e Xhelal Mziut kishte akademi dance.

Spiropali: Jo nuk e ka ndërtuar Mziu. Qoftëlargu. E kanë ndërtuar njerëz që i kanë pasur të gjithë kundra. Qeverisja më e keqe në Ballkan.

 

Zjarr Tv Ad