U la jashtë listave të Bashës/ Flet Bujar Nishani…

0
330
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Bujar Nishani

Tashmë, ekipet e kandidatëve të të gjitha partive janë caktuar. Partitë politike ndërtuan ekipet që gjykuan se janë më të mirat e tyre. Fushata “de facto” ka nisur !

Përsëri (për fat të keq) nuk kemi e nuk do të kemi një garë elektorale klasike, siç ndodh në vendet e tjera normale. Fushata elektorale deri më 25 prill dhe vetë 25 prilli, do të jetë një b etejë, në kuptimin mirëfilli të fjalës.

Nuk ka asnjë surprizë dhe në këto zgjedhje ashtu siç në 2015, siç në 2017, siç në 2019 ! Edi Rama është po i njëjti, ai që ka qenë në zgjedhjet e 2009 dhe ai që ka qenë në çdo palë zgjedhje më tej.

Shqiptarët e dinë mirë se tentakula të zeza dhe korrupsioni edhe këtë herë përpiqen të fshihen brenda një guacke e cila tentohet tu paraqitet shqiptarëve e kamufluar me “tatutë” e imazhit të 5-6 zonjave që nuk kanë asnjë lidhje me politikën apo legjislativin, përveçse janë detyruar të përdoren si fasadë mbulesë e rregjimit të gangove.

Kush nuk e kupton këtë situatë është i gabuar dhe jashtë realitetit. Por këtij realiteti nuk mundet ti ikësh, nuk mundet as ti fshihesh. Ka vetëm një alternativë ! Betejë ! Beteja me të keqen nuk është e lehtë por ajo është Mision. Për këtë kërkohet ; forcë, energji, besim, aleancë e gjërë me qytetarët, gjithpërfshirje, optimizëm, frymë fitoreje !

Kandidatët e Partisë Demokratike tani duhet të ndezin të gjithë motorrët. Beteja zhvillohet 24//24, 7 ditë të javës, çdo minutë e sekondë me njerëzit e mes njerëzve. Çdo aktivist demokrat por edhe çdo qytetar, duhet të dijë vendin e tij/saj, sot në betejë e nesër në paqe. Qytetarët duhet të kuptojnë e besojnë se ku është dhe si do të realizohet interesi i tyre.

Kandidatët e PD duhet të dinë se fjala apo koncepti “interes” nuk është një koncept apo fjalë “e keqe”. Interesi është, punësimi, bisnesi, prona, drejtësia, spitali, shkolla, ekonomia, mirëqënia e fëmijve e plot të tjera, për çdo qytetar e familjet e tyre !

Zyrat elektorale të Partisë Demokratike, duhen hapur menjëherë tashmë në çdo bllok banimi në qytete e në çdo fshat në zonat nivel komune.

Urgjente është ngritja piramidale e shtabeve elektorale duke nisur nga shtabi qëndror i degës së PD deri tek shtabi elektoral për çdo qendër votimi, listat e votuesve në nivel Qendër Votimi duhet të njihet nominalisht nga aktivistët e terrenit përgjegjës për atë territor përkatës.

Kandidatët e PD kanë detyrën e përcjelljes së mesazheve programore e qeverisëse tek qytetarët sa më thjeshtë, të përmbledhura dhe lehtësisht të kuptueshne.

Gjuha “e drunjtë” dhe “stërholluar” nuk ngjall as kureshtje dhe nuk merr as vëmendje nga qytetarët. Simbioza e “betejës” është aftësia e ndërlidhjes ; kandidat-qytetar, komunikim-mirëkuptim, thjeshtësi-seriozitet. Beteja është Përgjegjësi dhe Art. Arti duhet shpalosur me të gjithë kapacitetin e mundshëm, përgjegjësia duhet ndjerë në të gjithë thellësinë që përmban.

Kjo përmbushje do na çojë në fitore, pa asnjë dyshim sado manipulative dhe xhahile të jetë banda hibride e gangsterrëve përballë. 25PrillZgjidhja.

 

Zjarr Tv Ad