Meta reagon ashpër për fyerjen që Rama bëri ndaj Grida Dumës: I papranueshëm dhe ordiner, kërko menjëherë ndjesë publike…

0
1425
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta, e ka quajtur ofendimin e Ramës ndaj Grida Dumës, ordiner dhe te papranueshëm. Meta kërkon që Rama të tëhiqet nga deklarata e tij dhe t’i kërkojë ndjesë Dumës, pasi të tilla fyerje nuk janë në zakonin dhe në traditën e shqiptarëve.

Kujtomë që, gjatë ditës së djeshme, Rama duke komentuar kandidatët e PD-së, ku nxori një foto provokuese dhe të montuar të Dumës, me komentin: Gridare, gridare ooo.

Reagim i Presidentit Meta

E dënoj me ashpërsi dunën verbale dhe linçimin publik, të papranueshëm për traditën shqiptare dhe çdo shoqëri demokratike, të bërë ndaj zonjës, njëherazi nënë e një fëmije të mitur, Grida Duma.

Asnjë ndarje politike nuk mund t’i japë të drejtë revanshit të rrugaçërisë, për më tepër kur këto fyerje të papranueshme për moralin njerëzor dhe etikën institucionale, konsumohen nga personat e veshur me autoritetin e shtetit.

Duke besuar në reagimin e fuqishëm të shoqatave që angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të grave, i bëj thirrje Kryeministrit ende në detyrë, të kërkojë ndjesë publike dhe të tërheqë mbrapsht fjalorin ordiner të përdorur ndaj zonjës Duma.

Zjarr Tv Ad