Takimi i veçantë me qytetarët e Kavajës /Këpucari mban në mur foton e Lulzim Bashës

0
153
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim shumë special me qytetarët dhe disa biznesmenë të vegjël në Kavajë.

I shoqëruar nga drejtuesja politike e kësazj zone, Grida Duma, Basha është pritur shumë mirë dhe ka qenë shumë entuziast gjatë gjithë kohës. Ata fillimisht u futën në një sallon me fustane nusërie. Pronarja e biznesit u ankua se sivjet nuk ka patur asnjë dasmë për shkak të pandemisë. Qytetarët u ankuan tek lideri demokrat se nuk kanë punë, por që janë në pritje të 25 prillit për ndryshim.

Në një moment një qytetar i dha telefonin Bashës për t’u përshëndetur me një emigrant nga Anglia, i cili nuk hezitoi ta përshëndesë me gishtat lart.Më vonë një biznesmen telefonash i kërkoi Bashës heqjen e fiskalizimit pasi për ta është barrë e rëndë dhe kthimin e institucioneve në Kavajë, pasi iu duhet të shkojnë në Durrës apo Tiranë për të marrë dokumentet që iu nevojiten.Ndërsa një këpucar i cili iu drejtua me termin “specialist” mbante në mur foton e kreut demokrat.

 

Zjarr Tv Ad