Giveaway-y, janë bërë modë tashmë në instagram, ku Vipat reklamojnë bizneset dhe u shtojnë atyre folloëersat, në këmbim të parave që iu marrin. Derimë tani kishim parë që faqet që promovoheshin nga ana e personazheve të njohura të ishin ato të biznesit, ndërsa së fundi ka dalë dhe një emër surprizë.
Damian Gjiknuri, kërkon që të shtojë ndjekësit në Instagram, duke marrë pjesë në Giveaway që po zhvillon bukuroshja Eliona Pitarka. Deri më sot në Shqipëri, është hera e parë që një gjë e tillë bëhet nga një politikan. Mania për të pasur sa më shumë ndjekës në rrjetet sociale ka përfshirë edhe Gjiknurin, veçanërisht në këtë prag zgjedhjesh ku ai renditet në listën e Vlorës.
Si funksionon Giveaway?!
Një personazh publik zhvillon një Giveaëay, ku bizneset marrin pjesë për një shumë të caktuar parash. Personi që zhvillon Giveaëay gjatë kohës që zgjat Giveaëay bën folloë vetëm klientët e saj dhe personat që duhet të marrin pjesë për të fituar dhurata është kusht që të bëjnë folloë të gjitha faqet që ajo ndjek.
Në 55 faqet që Elona Pitarka ndjek, bën pjesë edhe ajo e Damian Gjiknurit, pra kandidati për deputet në radhët e PS-së, po blen ndjekës që mund të mos e pëlqejnë farë atë, por janë të detyruar që ta bëjnë folloë pasi në të kundërt nuk do të mund të merrnin dot pjesë në lojë.