Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është shprehur s’e LSI-ja vijon të jetë Parti e fortë, por shtoi se largimet e disa figurave kanë çuar disi në rënien e fuqisë së saj në elektorat.
“LSI është një parti terreni e jashtëzakonshme. Aty ku s’ta merr mendja, aty të gjuajnë dhe të kafshojnë mirë. Ky është stili i punës së LSI dhe janë të suksesshëm në këtë pjesë, duhet t’ua njohim këtë gjë. Nuk mendoj se LSI shkrihet, apo shuhet. LSI është parti që mbetet për të mirë apo të keq. Largimet nga LSI janë kafshuese, duhet ta pranojmë këtë gjë, ndoshta kanë ndikuar. Këtë kanë shkuar te PS, por nuk do thotë se rritet PS”, – shprehet Manjani.