Lefter Maliqi, thirrje policisë: Mos bëni pis uniformën. Shërbejini shtetit, jo sektit kriminal të Rilindjes

0
253
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar për ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në ambientet e partisë Fryma e Re Demokratike. Në një mesazh në rrjetet sociale, Maliqi u bën thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit që të zbatojnë ligjet dhe të mos bëhen vegla të sektit të Rilindjes.

Mesazhi i Lefter Maliqit në Facebook:

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të mos provokojë Opozitën e Bashkuar dhe Popullin!

Të dashur miq! Policia e Shtetit është e depolitizuar, ligji e ndalon të marrë urdhra politikë.

Si ish-drejtues policie, si ish-pedagog i Akademisë së Policisë, si ish-student i Kolegjit të lartë të Mbrojtjes (NATO), aleancë në të cilën aderon edhe vendi ynë prej vitesh, si antar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare prej 7 vitesh, ju bëj thirrje të zbatoni ligjin, të luftoni krimin dhe vendosni Rendin, distancohuni nga urdhrat politik të Rilindjes, pasi misioni juaj është marrëdhënia me publikun, larg presioneve, gjobave, kërcënimeve ndaj opozitarëve.

Mos bëni pis uniformën e Shtetit. Kreu i sektit kriminal të Rilindjes dhe i organizatës mafioze të saj, është në grahmat e tij të fundit. Ju i shërbeni Popullit, jo sektit kriminal që shpopulloi, varfëroi, kriminalizoi vendin. Shqiptarët janë të duruar, por tani u ka ardhur aty ku nuk mbajnë dot më, ndaj dhe uragani popullor nuk ndalet dhe Demokracia do fitojë. Referendumi më 25 Prill do triumfojë, për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

Zjarr Tv Ad