Me qiri në zyrë /Kreu i FRD:Ngjarja më e rëndë në 30 vite

0
494
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i partisë Fryma e Re Demokratike, Sali Shehu ka folur mbi përplasjen e sotme me policinë bashkiake, e cila u kërkonte të linin godinën me arsyetimin se ambientet janë pronë e bashkisë dhe se do t’u nënshtroheshin rikonstruksionit. I ndodhur në zyrë dhe pa dritë elektrike, Shehi duke folur për ”Euronews Albania”, aktin e sotëm të Policisë Bashkiake e konsideroi si ngjarjen më të rëndë në 30 viteve e fundit në Shqipëri.

“Jam akoma në zyrë, janë në errësirë dhe jemi të mbledhur me qirinj si në kohën e luftës. Jemi në fushatë dhe jam në zyrë. Jemi pa drita. Ti heqsh dritat një partie politike në fushatë është ngjarja më e rëndë që mund t’i ketë ndodhur në këto 30 vite. Unë siguroj urdhërdhënësit se 26 prilli do jetë dimri i vetmisë së madhe. Vetëm mjediset e FRD nuk kanë drita”, tha ai.

Kreu i Frymës së Re Demokratike tha se sipas ligjit u takon të kenë një zyrë pasi në zgjedhjet e fundit kanë marrë të pakën 1% të votave në shkallë kombëtare. Ai thotë se urdhri i Bashkisë së Tiranës për të liruar zyrën ka ardhur katër ditë pasi FRD-ja kishte nënshkruar marrëveshjen për koalicion me Aleancën për Ndryshim.

Sot Policia e Shtetit dhe e Bashkisë së Tiranës kanë kërkuar të bastisin zyrat e FRD-së. Policia ka ushtruar dhunë ndaj drejtuesit të FRD, Sali Shehu dhe kanë tentuar nxjerrjen me forcë të tij dhe drejtuesve nga godina. Kreu i FRD-së ka njoftuar Presidentin Meta për atë që po ndodhte dhe kreu i shtetit ka shkuar në zyrat e FRD, ku dhe në prani të tij policia po dhunonte drejtuesit e FRD.

Zjarr Tv Ad