Mbërrijnë dozat e AstraZeneca/ Edi Rama: Do vaksinojmë dhe mjekët e Kosovës…

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, kanë mbërritur 38 400 doza të vaksinës AstraZeneca. Dozat e vaksinës janë pritur në aeroportin “Nënë Tereza”, nga Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Ministri Arben Ahmetaj.

Rama tha se do të nisë vaksinimi i mësuesve dhe i pedagogëve, ndërsa shtoi se dhe shkollat do të kthehen në qendra vaksinimi. Po ashtu, Kryeministri tha s’e Shqipëria, do të ndihmojë Kosovën për vaksinimin e mjekëve, duke thënë s’e ky proces mund të kryhet në Kukës.

“Ne do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve dhe do ta shtrijmë me shpejtësi në të gjithë territorin e vendit, duke kthyer shkollat në pika vaksnimi në një pjesë të konsiderueshme dhe ndërkohë presim një tjetër sasi edhe më të konsiderueshme. Kemi edhe 60 mijë doza me Astra Zeneca që do të jenë këtu në prill dhe 30 mijë me Pfizer në prill. Do të kemi një vaksinim intensiv duke lehtësuar ndjeshëm sezonin turistik. Nga nesër jemi gati të organizohemi me Kosovën për t’u dhënë mundësi mjekëve të spitaleve të Prishtinës të vijnë të vaksinohen në Kukës.”-kështu është shprehur Rama.

Zjarr Tv Ad