Tensionet mes Ramës dhe Lelit/ Kryeministri i çon Lelit në zyrë mikun e tij…

0
629
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Vlorës, do të qëndrojë e hapur edhe këtë të shtunë, por jo për qytetarët. Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, duket se është ”zgjuar” këtë të shtunë në punë, ku mësohet se ka pritur në zyrën e tij, deputetin socialist Edmond Leka.

Prej orës 9.30 në zyrën e kryetarit të bashkisë, ka shkuar deputeti Leka për një bisedë me kryebashkiakun. I shoqëruar me një antar tjetër të PS-së, emri ende nuk bëhet i ditur.

Dyshohet se vizita dhe biseda, është për të negociuar dhe ulur tensionet mes Lelit dhe Ramës, pas përjashtimit që Kryeministri i bëri kryebashkiakut nga fushata e PS-së. Deputeti Leka, njihet si mik i afërt i kryebashkiakut Leli, ku po përdoret nga Rama dhe Gjiknuri si një ndërmjetësues, për të mos pasur të tjera rrjedhje nga partia.

Ndërkohë mbledhjes në bashki, i janë bashkuar edhe anëtarë të tjerë të kryesisë së Partisë Socialiste.

Vetë Leka, i cili ka pranuar rolin e ndërmjetësit, nuk do të jetë në listat e kandidatëve për deputetë të PS-së në qarkun e Vlorës, e megjithatë ka vendosur që të vijojë të japë kontributin e tij brenda partisë.

Zjarr Tv Ad