Pak orë pas lajmit për shkarkimin e trajnerit Brdaric klubi i Vllaznisë ka ndryshuar mendje, duke i habitur të gjithë. Shkodranët kanë rikthyer në detyrë gjermanin, i cili do të largohej nga Vllaznia pas humbjes 1-2 me Bylisin.
Burime bëjnë me dije se Brdaric nuk ka qenë dakord me shkarkimin dhe ka kërkuar dëmshpërblimin, detaj i cili ka bërë Vllazninë të ndryshoj mendje. Për më tepër klubin e ka vrarë paksa edhe opinion, pasi aktualisht Vllaznia renditet në vendin e parë.
BRDARIC: Më kanë kthyer lojtarët sepse jemi berë një familje. Unë nuk mund të bëj pa këta lojtare dhe as ata pa mua. U ulem gjithë bashke dhe diskutuam dhe vendosem të vazhdojmë. Te gjithë ishim të mërzitur pas humbjes por ne duam te bëjmë me te mirën pavarësisht se situata doli nga kontrolli. Do vijojmë të bëjmë më të mirën
Xhaferri: Kishim një presion te madh nga opinioni pas shkarkimit dhe vendosem qe gjithë bashke ta rikthejme trajnerin. Edhe lojtaret na e kërkuan dhe pasi u menduam serish pas shkarkimit vendosem ta rikthejmë. Shpresojmë qe te mësojmë nga gabimet dhe te permiresohemi.