Bashkia e Tiranës i çon shkresë Sali Shehut me firmë dhe vulë/ Ja sa ditë kohë i lë për të liruar zyrën…

0
413
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Tiranës, i ka çuar një shkresë me firmë dhe me vulë, Partisë Fryma e Re Demokratike, të cilës i lë kohë deri në 23 Mars për lirimin e godinës, ku kjo forcë ka vendosur zyrat e saj.

Në shkresën e Bashkisë, e cila në ndryshim nga hera e kaluar, është me numër protokolli dhe më firmën e drejtuesit të Institucionit të Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, i kërkohet FRD-së, lirimin vullnetar i zyrave deri në datën 23 Mars.

Në një reagim për mediat pas kësaj shkrese, Sali Shehu tha se; tashmë çështja do të ndiqet në Gjykatën Administrative, e në rast se ajo vendos për lirimin e godinës, nga ana e tyre nuk do të ketë asnjë rezistencë.

Sipas Shehut, në rast se kjo shkresë e rregullt ligjore, do të ishte dërguar që prej fillimit nga ana e Bashkisë së Tiranës, nuk do të kishte pasur përplasje edhe fizike si ajo e djeshmja, ku u përfshi dhe Presidenti i vendit Ilir Meta.

Zjarr Tv Ad