Dita e Verës! Shtyhet seanca plenare e Kuvendit, do zhvillohet të martën.

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë nuk do të zhvillohet ditën e nesërme, ashtu siç edhe ka ndodhur që prej nisjes së këtij sesioni parlamentar. Shkak për shtyrjen është festa e Ditës së Verës. Sipas ligjit, në rastet kur festat zyrtare bie në ditët e pushimit javor të shtunën ose e dielën, dita e hënë është ditë pushimi.

Njoftimi i plotë i Kuvendit:

Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e martë, datë 16.03.2021, ora 10:00. (Urdhër nr. 14, datë 11.03.2021, i Kryetarit Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.) Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH. Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura. Gazetarët dhe kamerat nuk do të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim. Faleminderit!

Zjarr Tv Ad