Personalitetet mbi 80 vjeç marrin dozën e dytë të vaksinës, injeksionin e merr dhe aktorja Margarita Xhepa: Shpëtuam!

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Personalitetet e moshuar mbi 80 vjeç kanë marrë sot dozën e dytë të vaksinës anti-Covid. Mes tyre, sot në stadiumin “Air Albania” ka qenë dhe aktorja e njohur Margarita Xhepa.

Ministrja Ogerta Manastirliu ka qenë sot në qendrën e parë të vaksinimit në Shqipëri dhe ka përshëndetur aktoren e madhe. Edhe të moshuar të tjerë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës dhe kanë pohuar se pas dozës së parë nuk kanë shfaqur probleme.

“Jam shumë mirë, s’ kam pas asnjë problem, shpëtuam. Shumë faleminderit”,
i tha Margarita Xhepa ministres.

Zjarr Tv Ad