Presidenti Meta del me paralajmërimin e fortë: Populli të bëhet gati, Presidenti nuk do të heshtë thërrisni mendjes…

0
1573
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta, është treguar i prerë kur thotë se në vigjilje të zgjedhjeve të 25 Prillit, nuk ka ndërmend që të heshttë.

Meta:

Ju mendoni se presidenti do të reagojë pasi të bëhen zgjedhjet,  sipas modelit të Dibrës, të Shijakut, dhe bandës së Bashkisë së Tiranës.

Presidenti dhe populli do të reagojnë shumë më përpara, nëse dikush qënka shqetësuar se qenka irrituar Presidenti, të jeni të sigurt që nuk ka forcë që e ndal Presidentin për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, me aq sa do të jetë mundësia.

Këtu bëhen akte të tilla të shëmtuara, ku Kryeministri prek fizikisht gazetaret, ku deformohen fotot e kandidateve për deputete, disa media janë ende të kapura. Siç i patë dhe ata të Elbasanit, që janë të gjithë me tendera, kishin dalë atje për të mbrojtur pasuritë e tyre kriminale. Pse i përplasin aktivitetetet në të njëjtën kohë, kur kanë edhe Policinë dhe Bashkinë? Do të ketë veprime të paimagjinueshme për ata që duan të terrorizojnë shqiptarët.

Populli shqiptar të bëhet gati, Presidenti nuk do të heshtë, mos prisni President të përsosur në këtë krizë që ka pllakosur vendin. Presidenti ka vetëm një votë, dhe çdo shqiptar t’i thërrasë mendjes, se nëse është pa punë, dhe gënjehet ne 50 mijë lekë, mos të rri dhe të presë, te ajo votë është dhe e drejta për punë, dhe e drejta e pronës.

Zjarr Tv Ad