Rimbursimi i ilaçeve/ Avokati i Popullit ‘detyron’ qeverinë të paguajë edhe ata që nuk kanë një tampon pozitiv të Covid-19: Mos diskriminoni njerëzit!

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i Popullit përmes një letre të hapur ndaj qeverisë i kërkon që të paguajë të gjithë qytetarët që nuk kanë një tampon pozitivë që nga fillimi i epidemisë deri më tani.

Në letrën drejtuar qeverisë Avokati i Popullit kërkon që të mos ketë diskriminim të qytetarëve në rimbursimin e ilaçeve të Covid-19.

Sipas të dhënave të marra nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, që nga data 19.11.2020 deri më 31.01.2021 rezulton që të jenë lëshuar 2988 receta me rimbursim, por ndërkoh numri i të infektuarve në këtë periudh sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë rezulton të jetë shumë herë më i lartë, 47.982.

Duke iu referuar këtyre të dhënave, rezulton se numri i përfituesve është jashtëzakoniosht i vogël në raport me numrin e të infektuarve.

Avokati i Popullit i kërkon qeverisë që të zbatojë pa diskriminim ligjin në fuqi të miratuar në nëntor të vitit të kaluar në një vendim të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e paketës së trajtimit COVID-19 ambulator në banesë të personave të diagnostikuar me COVID-19”.

Zjarr Tv Ad