Basha mesazh për 30- vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh në 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në.

Ai shpreh mirënjohjen e tij për ndihmën dhe mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë Shqipërisë.

30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një mundësi e shkëlqyer për çdo shqiptar, për tu ndier krenar për arritjet e mëdha që Shqipëria ka bërë falë mbështetjes së SHBA dhe veçanërisht anëtarësimin e saj në NATO dhe pavarësinë e Kosovës.

Ne nuk duhet të harrojmë kurrë dhe duhet të jemi gjithmonë mirënjohës. Ne do të punojmë së bashku me partnerin tonë strategjik, SHBA, që dekada e re të jetë dekada e konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe e mirëqenies së gjithë shqiptarëve.”

Zjarr Tv Ad