Dy të larguarit e PS-së bëhen bashkë! Bushati shfaqet me Arta Daden: Kënaqësi të ndaja disa çaste…

0
315
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy të larguarit nga Partia Socialiste shfaqen ‘krah për krahu’ me njëri-tjetrin, teksa Dade mban një tufë me lule në duar

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka uruar ish-deputeten Arta Dade me rastin e ditëlindjes së saj, teksa janë shfaqur bashkë në një foto.

Në një postim në rrjetet sociale, dy të larguarit nga Partia Socialiste shfaqen ‘krah për krahu’ me njëri-tjetrin, teksa Dade mban një tufë me lule në duar.

Kënaqësi të ndaja disa çaste me Artën, në ditën e saj të lindjes! Edhe 100 vite të lumtura Arta!”, shkruan Bushati në rrjetet sociale krahas fotos.

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati është i nxjerrë jashtë listave të socialistëve si kandidat për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa Dede në një intervistë të disa ditëve më pare, u shpreh kritike ndaj qeverisë, ku tha se imazhi nuk mund të riparohej nga figura si Najada Çomo apo Luljeta Bozo, të cilat nuk kanë dhënë asnjë kontribut për partinë.

Zjarr Tv Ad